Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Te hapur per cdo takim, por Parlamenti i ka votat |Lajme-News

2020-06-03 14

Deputeti i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri deklaroi pas përfundimit të mbledhjes janë pranuar një pjesë e propozimeve të opozitës, por sipas tij, Partia Demokratike ka shtuar kërkesa të reja. Gjiknuri la të kuptohet që nëse nuk do të ketë kompromis me opozitën jashtëparlamentare për reformën zgjedhore, atëherë mazhoranca do ta votojë e vetme në Parlament.

?Nuk mundet që pasi biem dakord dhe pasi reflektojmë një pjesë të mirë edhe të kërkesave që quheshin parakusht, të fillohet dhe të çedohet duke hequr dorë dhe duke dalë me kërkesa të reja. Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin ligjor. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura me opozitën për të mbyllur dhe ato pak gjëra. Një gjë ju garantoj, administrata do të jetë shumë funksionale, komisionerët do të zgjidhen me short dhe do të ketë proces ekstra teknologjik. Ne jemi të hapur për çdo lloj takimi. Opozita jashtëparlamentare është në të mirën e saj që të vijë. Megjithatë Parlamenti është legjitim, i ka votat. Pjesa më e madhe e shqetësimeve të opozitës janë reflektuar. Shumë shpejt do bëj publike një parashtesë të të gjithë pikave?.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange